Lëndohet Argjend Mustafa

Mesfushori kosovar i skuadrës së Laçit, Argjend Mustafa, nuk ka asgjë serioze edhe pse në Kukës i është dashur të dalë i detyruar nga fusha, edhe pse ka qenë nga më të spikaturit në fushën e blertë. Kosovari mjaft teknik, Mustafa, mësohet, se që në fillim ka pasur dhembje. Sot është qartësuar gjithçka për gjendjen fizike të futbollistit, transmeton sportal.al.

Nga sa bëhet e ditur, ish-lojtari i Besës dhe Partizanit në Superligë, që në janar u bë pjesë e Laçit, nuk ka ndonjë dëmtim serioz. Sidoqoftë, Mustafa do të vëzhgohet rreptësisht nga mjeku Veseli i skuadrës kurbinase, derisa lojtari të kapë formën e tij më të mirë dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Cungu.