Amir Rrahmani ka frikësuar Napolin në prag të sezonit të ri në Serie A.
Në fakt në stërvitjen e së martës në mesditë, Amir Rrahmani dhe top sulmuesi Victor Osimhen janë larguar para fundit të saj shkaku i lëndimeve të pësuara.
📌 Tredicesimo giorno di lavoro a Castel di Sangro.
💙 #ForzaNapoliSempre https://t.co/zswyJpafCr
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 9, 2023
Por lëndimi i kapitenit të Kosovës nuk ka qenë aspak serioz dhe Rudi Garcia nuk ka dashur të rrezikonte ditën e djeshme, për atë e ka larguar më herët nga stërvitja.
Gjatë ditës së sotme Napoli ka mbajtur seancën e radhës stërvitore dhe Rrahmani ka qenë pjesë e grupit duke stërvitur si gjithë të tjerët dhe nuk ka shfaqur probleme.
Megjithatë lëndimi i Victor Osimhen duket më serioz, pasi sulmuesi nigerian nuk është shfaqur fare në stërvitje.
Napoli ende nuk ka dhënë detaje për lëndimin e nigerianit, por ai rrezikon të mungoj në ndeshjen e parë në Serie A ndaj Frosinones.