Robert Gjeraj është futbollist i njohur kosovar me një karrierë të gjatë, ku kishte debutuar në Superligë qysh në moshën 16-vjeçare.
Tashmë si 38-vjeçar, futbollisti i Lirisë së Prizrenit, këtë edicion pësoi lëndimin më të rëndë në karrierën e tij. Ai lëndoi krahun në ndeshjen e Ligës së Parë ndaj Trepçës, dhe iu nënshtrua operimit, transmeton Gazeta Olle.
Megjithatë, pa mbushur ende tre muaj nga lëndimi i tmerrshëm, Gjeraj është rikthyer në stërvitje. Ai potencon se dashuria e madhe ndaj futbollit nuk e la të tërhiqej, dhe tashmë gjithçka është në rregull me të dhe po stërvitet në mënyrën më të mirë.
Reportazhi i plotë nga Dueli Sportiv:
/Gazeta Olle/