Lëndimi i Lewandowskit më serioz se sa pritej, pritet ta humbas El Clasicon

Barcelona është e shumë e shqetësuar për dëmtimin e Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak u largua pak pas gjysmë ore lojë të ndeshjes ndaj Portos për shkak të një goditjeje të fortë që mori në kaviljen e këmbës së majtë.

E vetmja e metë në një mbrëmje thuajse perfekte për skuadrën e Xavit, e cila praktikisht tashmë e ka hipotekuar kualifikimin duke fituar 1-0 në fushën e rivalit më të vështirë në grup.

Ish-lojtari i Bayern Munich me siguri do të humbasë ndeshjen në udhëtim kundër Granadës, të planifikuar për të dielën në mbrëmje dhe mund të mungojë për rreth një muaj, duke humbur gjithashtu edhe “El Clasico-n” më 28 tetor.

Ermal Krasniqi në janar do të largohet nga Cluj, klubi rumun ia cakton çmimin e largimit

Prishtina – Ballkani, do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve