Lëndim i tmerrshëm për Marchision: Mungon 6 muaj!

Tronditet Juventus. Skuadra bardhezi e ka marrë një lajm të trishtueshëm nga stërvitja e fundit e Kombëtares së Shqipërisë.

Mesfushori Claudio Marchisio, e ka këputur ligamentin e gjurit gjatë stërvitjes së sotme në mëngjes dhe ai kështu do të mbetet jashtë fushave të blerta për minimalisht gjashtë muaj.

Futbollisti shumë shpejtë do t’i nënshtrohet operacionit, derisa një lajm i tillë ia ka shtuar shumë shqetësimet Massimilano Allegrit, i cili e ka të lënduar edhe mesfushorin tjetër, Paul Pogba. /Gazeta Olle