Leipzig fiton me shumë mund ndaj Manchester Cityt, siguron një vend në Ligën e Evropës

RB Leipzig ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Seria e golave u hap nga Dominic Szoboszlai që pas një asistimi të Laimer, arriti të tejkaloi portierin dhe pastaj të shënoi në portën e zbrazur (24′).

Me këtë rezultat  dy skuadrat shkuan në pushim pas 45 minutave.

Edhe në pjesën e dytë, ishte Leipzig që shënoi së pari. Përmes një aksioni të shpejtë, Forsberg asistoi për Andre Silvan, që shënoi nga afërsia (71′).

Vetëm, gjashtë minuta më vonë, Zinchenko harkoi për Mahrez, që shënoi me kokë, gol që doli të jetë i nderit për mysafirët dhe i fundit në ndeshje (77′).

Ndeshja u mbyll me fitoren e gjermanëve që siguruan një vend në Ligën e Evropës, ndërsa Man City e kishte siguruar pozitën e parë në grup para kësaj ndeshje.

PSG mbyll fazën e grupeve me fitore, shkëlqejnë Mbappe dhe Messi

Majlinda Kelmendi zbulon prapaskenat, si i refuzoi 3 milionë euro nga Kazakistani