Leicester mbetet lider, Chelsea fiton pa Mourinhon, Man Utd dëshpëron sërish

 Leicester City vazhdon të mbetet lider i Premierligës, pasi sot mposhti 3:2 Evertonin në udhëtim.

E veçanta e ditës së sotme ishte fitorja e Chelseat, që luajti pa Jose Mourinhon e shkarkuar. Ata fituan 3:1 në shtëpi ndaj Sunderlandit.

Me dëshpërim vazhdoi sërish Manchester United, që u mposhtë këtë herë në fushën e vet ndaj Norëichit 1:2.

Humbje pësoi edhe Stoke City i Xherdan Shaqirit, që u mund në fushën e vet 1:2 nga Crystal Palace. /Olle