Leicester City e rehaton edhe Chelsean

Leicester City e ka mposhtur Chelsean me rezultat të ngushtë 2:1, duke e vazhduar serinë e jashtëzakonshme të rezultateve këtë edicion në Premierligë.

Jamie Vardy shënoi golin e parë për skuadrën vendëse, ndërsa dyfishimin e arriti Riyad Mahrez.

E tëra që arriti Chelsea të bëjë deri në fund ishte ngushtimi i avantazhit, të cilin e arriti përmes Loic Remy. /Olle