‘Lehtë’ për Sigal Prishtinën dhe Pejën

Java e 27-të në ETC Superligën e Kosovës, në basketboll pritet të sjell duele interesante në këtë fundjavë.

Sigal Prishtina në shtëpi do të ballafaqohet me Golden Eagel Yllin. Kryeqytetasit shihen favorit në këtë përballje, por suharekasit, do të mundohen që të befasojnë prishtinasit.

Peja pritet të ketë punë të lehtë në shtëpi përballë Vëllaznimit.

Duel interesant pritet të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Kosova e Re Bashkimit, ndërsa ndeshje tejet e ‘nxehtë’ pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Besës dhe Kastriotit.

 

Orari

Renditja