Lehtë për Nadal dhe Ferrer

Rafael Nadal dhe David Ferrer kalojnë pa shumë vështirësi fazën e parë të turneut të Rios. Ish numri 1 i botës u përball me Thomaz Belluccin në sfidën e tij të parë sezonale në tokë me dhe, duke e mbyllur sfidën në dy sete, 6-4 në të parin dhe 6-1 në të dytin.

Për tenistin nga Mallorca, fushat me dhe janë pika e tij më e fortë pasi ai ka arritur të fitojë 9 nga 10 turnetë Roland Garros të dekadës së fundit, prandaj Rio shërben si një antipastë përgatitore e Grand Slamit të dytë të sezonit. Sezonin e shkuar ai ka vuajtur nga problemet e mëdha fizike dhe dëmtimet, por në fund të sfidës u shpreh optimist për të vazhduar në këtë rrugë.

Në krahun tjetër edhe David Ferrer u imponua pa derdhur shumë djersë ndaj Daniel Gimeno-Traver. Në setin e parë, Ferrer u mjaftua me një lojë të fituar me topat e kundërshtarit duke e mbyllur me rezultatin 6-4, ndërsa në të dytin fitoi terren për të siguruar fitoren me një diferencë prej 3 game-sh.

Në raundin e dytë, Ferrer do të sfidojë tenistin holandez Thiemo De Bakker. Në takimet e tjera, Isner kaloi Matosevic 6-4, 6-4, Tomic u imponua ndaj Jazirit 6-3, 6-3, ndërsa Victor Troicki mundi me vështirësi në tre sete Stephane Robert 6-7, 7-5, 6-.