Lehtë për favoritët, Xhaka shënon, Shaqiri tre asiste

Pothujase të gjithë favoritët në grupet C, E dhe G kanë shënuar fitore. Anglia ka bindur si me lojë ashtu edhe me gola kundër Lituanisë duke e mposhtur këtë fundit me rezultat 4:0 dhe duke e blinduar pozitën e parë me 15 pikë nga pesë ndeshje. Po në këtë grup edhe Zvicra dhe Sllovenia kanë shënuar fitore të pëstërta duke e mposhtur Estoninë (3:0) dhe San Marinon (6:0). Për Zvicrën shënoi Xhaka ndërsa Shaqiri asistoi në të tre golat.

Në grupin C, Spanja ka fituar me shumë mund ndaj Ukrainës me golin e Alvaro Moratas të shënuar në pjesën e parë. Po ashtu ka shënuar fitore edhe Sllovakia që mbetet në pozitën e parë me pesë fitore nga pesë ndeshje.

Austria dhe Suedia kanë fituar kundër Lihteinjshajnit dhe Moldavisë për të mbajtur pozitat e para në grupin G.