Legjenda serbe e sportit e nderon Kosovën

Një legjendë e xhudos po e vlerëson lart xhudon kosovare. Slavko Obadov, që vlerësohet legjendë e xhudos së ish-Jugosllavisë, thotë se xhudoja kosovare është në rritje të madhe.

67-vjeçari që jeton në Novi-Sad të Serbisë njeh shumë mirë xhudon e Kosovës, ndërsa thotë se sukseset e Majlinda Kelmendit dhe të Nora Gjakovës do të bëjnë që shumë vajza të reja kosovare t’iu drejtohen palestrave të xhudos, shkruan sot ‘Koha Ditore’.