Legjenda holandeze Marc Overmars në gjendje të rëndë, pëson sulm në tru

Legjenda holandeze Marc Overmars ka pësuar sulm në tru gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe aktualisht po trajtohet në spital, ka njoftuar klubi në të cilin është drejtor sportiv, Antwerpi i Belgjikës.

Antwerpi ka bërë të ditur të premten se 49-vjeçari është stabilizuar, por do t’i duhet pak kohë për ta marrë veten.

Overmars është drejtor sportiv në klubin belg që nga marsi i vitit 2022.

Ai ishte iniciatori kryesor i transferimit të Arbnor Mujës tek Antwerpi në verë nga Drita.

Overmars ishte pjesë e Ajaxit, por u shkarkua pas mesazheve që ua dërgoi kolegeve të tij.

Skuadra italiane bën ofertë për transferimin e Xhuliano Skukës nga Partizani

Zyrtare: Cristiano Ronaldo prezantohet te skuadra e re