Legjenda gjermane parashikon miqësoren, Werder Bremen – Kosova

Njëri nga shumë legjendat e futbollit gjerman, Dieter Burdenski, ka deklaruar se ndeshja miqësore, Werder Bremen – Kosova, do të jetë interesante.

Ish-portieri i Kombëtares gjermane, që në muajin janar vizitoi Kosovën, ka paralajmëruar Werderin për këtë takim.

“Kjo është një ndeshje shumë interesante”, ka thënë ai për ‘gn-online.de’.

Pikërisht Burdenski sipas kësaj uebfaqe, është organizatori kryesor i këtij takimi, që do të luhet më 27 mars.

Ai ishte edhe portier i Werderit.

Gjermanët kanë përmendur emrat e Albert Bunjakut, Ilir Azemit, Fanol Perdedajt, Faton Toskit e Enis Alushit, të cilët janë pjesë e Kosovës.

burdenskii