Legjenda e referimit, Shinasi Berisha, i rikthehet futbollit kosovar (FOTO)

I mirënjohuri, Shinasi Berisha, i është rikthyer sërish futbollit kosovar. Ish-gjyqtari me renome ndërkombëtare, ka qenë kontrollor i gjyqtarit të ri, Dardan Qaka.

Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar rikthimin e tij, me gjasë të përkohshëm.

“Sot pata testin e fundit për avansim në Ligën e Parë. Vlen të ceket se pas 5 vitesh në pension, rikthehet si kontrollor për të ma realizuar ëndrrën z. Shinasi Berisha, gjyqtari më i madh i të gjitha kohërave në Shqiptari. Faleminderit legjendë”, ka shkruar Qaka në Facebook.

shinasia

Berisha së bashku me gjyqtarin e ri, Dardan Qaka