Legjenda e Manchesterit: “Liverpooli mund të bëhet klub provincial”

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka lëshuar një deklaratë të fortë për rivalin e “Djajëve të Kuq”, Liverpoolin.

Sipas tij, nëse Liverpooli e lëshon të largohet Raheem Sterlingun gjatë verës, ata do të bëheshin provincial.

“Nëse e krahasoni Liverpoolin dhe Manchesterin në periudhë të njëjtë, unë mendoj se vetëm një lojtar, Cristiano Ronaldo, që u largua kur deshi, edhe pse Ferguson nuk pajtohej. Prandaj nëse Liverpooli e lejon Sterlingun, mund të bëhet provincial”, shkroi ai në kolumnen e tij për Telegraph.