Deri më tani, nata e spektaklit është shfaqur dy ditë të javës, të martave dhe të premteve, por që tani produksioni ka vendosur që ditën e parë të vitit të fillojnë me shtëpinë e famshme.
Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, më 1 Janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi, nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.
Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-show, por që nuk kishte pranuar, ndërsa kushëririn e tij, Granit Canën ishte pjesë e këtij sezoni, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje.
Gjithashtu, ajo që dihet deri tani për spekataklin e kësaj mbrëmje, është se banorët kanë nisur që tani përgatitjet për skeqe, numra baleti nën drejtimin e Ilirit, intervista të ndryshme.