Legjenda e futbollit kosovar pritet ta marrë drejtimin e Kosovës U-15

Përfaqësuesja e Kosovës U-15 në futboll ka vendosur për përzgjedhësin e ri.

Zeri.info, ka raportuar se Kosova U-15 do të drejtohet në të ardhmen nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Ilir Nallbani.

Ky i fundit do ta zëvendësojë në këtë pozitë Gazmend Halitin, i cili me shumë sukses e ka drejtuar këtë grupmoshë.

Nallbani si futbollist ka qenë pjesë e Përfaqësueses në Kosovës në kohën sa futbolli kosovar nuk ka qenë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

Nallbani e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist ndërkohë që krahas disa ekipeve në Kosovë ka bërë karrierë edhe në Shqipëri e Hungari.

Me Besën e Pejës i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin kosovar.