Legjenda e futbollit gjerman e këshilloi Shaqirin të zgjedh Interin

Presidenti i Bayern Munichut, Karl Heinz Rumennige ka deklaruar se ai e ka këshilluar Xherdan Shaqirin të shkojë te Interi.

Numri një i klubit bavarez, në një intervistë të gjatë për ‘Gazeta dello Sport’, foli për futbollin italian, Interin dhe në veçanti për yllin kosovar, shkruan GazetaOlle.com.

“Shaqiri kërkonte të luante, unë e këshillova të shkojë në Inter, edhe pse kishte shumë kërkesa nga klubet britanike”, tha Rummenigge.

“Me vështirësitë që po kalon Interi, Shaqiri ishte blerje e mirë. Ka cilësi, është i ri, dhe mund të bëjë dallimin. Do të mund të bëhet edhe më i mirë me kohë, sepse do të ndihet mirë, si në shtëpi”, shtoi legjenda e futbollit gjerman.

I pyetur nëse do të zbresin çmimin për Shaqiri, pasi lojtari do të blihet në verë nga Interi, Rummenigge tha se kontrata e bërë nuk ndryshon. (Gazeta Olle)