Legjenda e Arsenalit tregon se kush do të shpallet lojtari i vitit në Angli

Martin Odegaard vazhdon të shkëlqejë në Premier League. Në javën e 18-të, kundër Tottenhamit, dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse. Ish-lojtari i Realit të Madridit ishte frymëzues me lojën e tij për “Topçinjtë”, që triumfuan 2-0.

Në minutën e 35-të realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës, duke e detyruar portierin Lloris ta nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta. Për norvegjezi ishte goli i tetë në Premier League në këtë sezon.

Nëse vazhdon kështu, me shumë mundësi do të zgjidhet “Lojtari i Vitit” në Premier League”, siguroi Ian Wright, legjenda e “Topçinjve”, për kanalin zyrtar të klubit londinez.

“Kur e morëm në huazim, u befasova shumë. Mendoj se kisha të drejtë kur thashë: “Ai është shumë i mirë për ekipin, i cili ishte ende në rritje”.

Wright, megjithatë, “e kupton” pse nuk qëndroi tek Reali i Madridit: “Ata e blenë në moshën 15-vjeçare dhe, megjithëse e panë potencialin e tij, nuk patën durimin e nevojshëm. Arsenali përfitoi. Thjesht duhet ta shihni se si ai drejton ekipi si kapiten, është shembull.”

Ish-sulmuesi i Arsenalit është i kënaqur me norvegjezin: “Ai është i mrekullueshëm në hapësira të ngushta, gjithmonë gjen një vrimë dhe kohë për të kaluar topin midis linjave”.

Një reflektim i mbështetur nga të dhënat. Vetëm Haaland (24), Kane (16) dhe Toney (16) kanë marrë pjesë në më shumë gola në Premier këtë sezon se Odegaard (13). Ai është gjithashtu lojtari i shtatë që ka gjeneruar më shumë raste shënimi (38) këtë sezon dhe i teti me përqindjen më të mirë të driblimit (61.8%).

Prishtina fiton në derbin mes kryeqyteteve

Faruk Statovci ndihmëstrajner i Sokolit te Malisheva?