Legjenda e Arsenalit, tallet në maksimum me tifozët e Chelseat

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright, ka goditur në rrjetin social Twitter duke u tallur në maksimum me tifozët e Chelseat. Ai i ka ngacmuar fansat e urryer nga kryeqyteti londinez duke e postuar një foto të Didier Drogbas, i cili pyet nëse mund të futet në tren.

Këtë Wright e ka bërë pasi që tifozët e Chelseat nuk e lanë të futet në tren një person me ngjyrë në Paris, ngjarje e cila është dënuar nga i gjithë opinioni sportiv evropian dhe botëror. /Gazeta Olle