Legjenda e Arsenalit tallet me Van Gaalin

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ka tallur dhe menaxherin e Manchester United, Louis van Gaalin, pasi ky i fundit e kishte lejuar Danny Welbeck që të largohet nga klubi, për ta mbajtur në skuadër Radamel Falcaon.

Welbeck shënoi golin e fitores në përballje me Manchester United, ndërsa sipas ish sulmuesit Wright, Van Gaal ka gabuar që e ka ndalë në skuadër Falcaon që ka shënuar vetëm katër gola.

“Pra LVG, ju keni thënë se Danny Welbeck nuk mund të shënoj gola të mjaftueshme, në këtë mënyrë ju bletë Falcaon. Kjo po që është punë e mirë”, tha në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ish sulmuesi Wright .