Legia shkarkon trajnerin serb, tri ditë para ndeshjes me Dritën

Drita do të ndeshet pas tre ditësh në Poloni me Legia Varshava ne kuadër të raundit të tretë të Europa League.

Skuadra polake nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Ata regjistrojnë dy humbje në katër ndeshjet e para në kampionat dhe humbën pastër ndaj Omonia Nikosia në eliminatoret e Champions League.

Para dy ditësh skuadra e Gornik Zabrze e mundi 3-1 dhe pikërisht aty “u mbush kupa”, teksa ditën e sotme klubi polak ka konfirmuar shkarkimin e trajnetit serb, Aleksandar Vukovic. Ai largohet pas rreth një viti e gjysmë nga polakët, të cilët i drejtoi në 64 ndeshje dhe fitoi 36 prej tyre, barazoi 12 e humbi 16.

Një lajm i mirë për Dritën shkarkimi i trajnerit 41-vjeçar, teksa ndeshja është vetëm tre ditë më pas. Legia Varshava ka një skuadër shumë të mirë dhe është favorite absolute, por ky përshtjellim i krijuar te gjigantët polakë i jep sadopak shpresa Dritës për të synuar kualifikimin në “Play-Off”.