Leeds United me një nga mundësitë e fundit të shpëtoi nga rënia në Championship

Chelsea është mysafir i Leeds Unitedit në ndeshjen e mbetur nga java e 33-të në Ligën Premier.

Blutë akoma nuk e kanë siguruar matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve, prandaj janë në kërkim të pikëve të plota.

Në ndërkohë, Leeds po lufton për mbijetesë, pasi ndodhet në zonën e rrezikut, por me pikë të barabarta me Burnleyn që ndodhet një pozitë më lartë.

Trajnerët Jesse Marsch dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Leeds United: Meslier; Diego Llorente, Cooper, Koch, Struijk; Bate, Phillips; Raphinha, Rodrigo, Harrison; James.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Christensen, Chalobah, Rudiger; James, Kovacic, Jorginho, Marcos Alonso; Mount; Pulisic, Lukaku.

/Telegrafi/

Finalja e madhe në Shqipëri, caktohet gjyqtari i ndeshjes Roma-Feyenoord

SC Gjilani shpërblen Krasniqin dhe Musollin pas ndeshjes fantastike që zhvilluan me Llapin