Sipas Lecit, Giresse do të jetë trajneri më i dobët që ka parë ndonjëherë Kosova.
“Shpresoj mos të jetë kështu, por unë mendoj se ky do të jetë trajneri më i dobët që ka parë ndonjëherë Kombëtarja e Kosovës në futboll,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Tutje, analisti dhe trajneri vazhdoi me kritika ndaj teknikut francez.
“Na ka futur në gjumë si me lojë, si me analiza, me të gjitha. Rrinte në minutën e 80-të sikur verërat e ftohta franceze,” potencoi Liridon Leci.