Leci favorizon Shkupin për një nuancë në ndeshjen me Ballkanin

Ballkani sonte do të zhvillojë ndeshjen historike në kuadër të Play-offit të Ligës së Konferencës, ku kampionët e Kosovës do të ndeshen me Shkupin, kampionin e edicionit të kaluar të Maqedonisë së Veriut.

Analisti i përhershëm i emisionit Kampionët në Kanal10, Liridon Leci për gazetën10 është shprehur se kjo do të jetë shumë e vështirë për kampionin e Kosovës.

“Ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që me një nuancë Shkupi është më e mirë së Ballkanit por që në këtë rast jam tifoz me kampionin e Kosovës dhe do dëshiroja që ata të kalonin tutje. Shkupi ka eksperiencë më të madhe si klub se sa Ballkani në Evropë. Të Ballkani ka disa lojtarë që kanë eksperiencë në Europë. Shpreoj që këtë eksperiencë që kanë futbollistët ta shfrytëzojnë sa më mirë në këto dy ndeshje”, është shprehur Leci.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit luhet në stadiumin “Todor Proeski” me fillim nga ora 21:00.

Muhamed Useini flet pas fitores në Klinë: Goli ndaj Dukagjinit, ishte një nga golat më të veçantë në karrierën time

Morina flet për humbjen ndaj Gjilanit, ndërsa respekton maksimalisht skuadrën e Prishtinës