Lecce zyrtarizon afrimin e Ylber Ramadanit

Ylber Ramadani më në fund e ka kuptuar të ardhmen e tij e cila do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.

Është skuadra e Lecces që ka fituar garën me Hellas Veronën për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Vetë klubi i Serisë A ka njoftuar paraditen e sotme akordin me klubin skocez Aberdeen për transferimin e Ylber Ramadanit.

Ish-mesfushori i Dritës, Prishtinës, Ferizajt dhe Partizanit realizon kështu një ëndërr të madhe duke luajtur në një nga ligat më të forta në Evropë.

Pasditen e sotme, Ramadani do të mbërrijë në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me klubin italian.

“Lecce njofton se ka arritur marrëveshje me Aberdeen për transferimin e lojtarit Ylber Ramadani. Lojtari shqiptar do të jetë në Lecce në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.

Të hënën tërheqja e shortit për Ligën e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve

Edhe pak bileta në dispozicion, Drita njofton se ato do të shiten te stadiumi ‘Fadil Vokrri’