LeBron James ndërron skuadër

Ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James pritet të lërë skuadrën kampione të Lindjes në vitin 2018, për të kaluar në Konferencën e Perëndimit.

Sipas një prej gazetarëve më të besueshëm sa i përket NBA, Adrian Wojnarowski, destinacioni i mundshëm për “The King” duket se do të jetë Los Angeles Lakers.

“Nuk ka asnjë garanci që James të qëndrojë te Cavaliers. Te Cleveland dhe në instancat e larta të NBA e dinë se ai është shumë pranë largimit nga Ohajo me destinacioni Kaliforninë dhe LA Lakers mund të ishte një zgjedhje e mirë”, shkruan Wojnarowski.

James

Zërat për largimin e James nga Cleveland bëhen akoma më të fortë edhe për faktin se basketbollisti e ka shfaqur edhe më parë dëshirën për të provuar aventura të reja te skuadra legjendare e Lakers. /TCH/

LeBron James