Leart Shkodra, shpresa e madhe e futbollit gjilanas dhe kosovarë

Skuadra e SC Gjilanit është duke qëndruar në Ohër, atje ku po përgatitet maksimalisht para ndeshjeve në Conference League. 

Në fazën përgatitore me kuqebardhët është ftuar edhe futbollisti gjilanas, Leart Shkodra, shkruan Gazeta Olle.

Madje, mesfushori i talentuar në miqësoren ndaj Laçit luajti për 15 minuta, ku bëri paraqitje mjaft të mirë, edhe pse skuadra e Gjilanit u mposht me rezultat 2-1.

18-vjeçari si duket është mjaft i pëlqyer nga kryetrajneri i ri i gjilanasve, Zekirija Ramadani, i cili po i jep mundësi që ta tregojë talentin e tij.

Shkodra pritet të jetë një futbollist me perspektivë dhe në qytetin e tij shihet si shpresa e futbollit gjilanas.

Ai pritet që të ketë hapësira më të mëdha te Gjilani në edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar. /Gazeta Olle/

Trepça ’89 ia rrëmben Drenicës mbrojtësin e talentuar Erdin Dushi

Fillon ndeshja Bad News Eagles – ForZe, këtu mund ta shikoni LIVE