Leart Paqarada ka vazhduar me formë fantastike me fanellën e St Paulit.
Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar e asistuar në fitoren pas kohës shtesë 2-3 ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Paqarada në minutën e 63-të.
Reprezentuesi kosovar u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1.
Ndërkohë asistimi i mbrojtësit të majtë erdhi nëntë minuta më vonë për Dittgen.
Paqarada është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe pritet të grumbullohet nga Kosova në ndeshjet e muajit nëntor ndaj Jordanisë dhe Greqisë. /Gazeta Olle/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1453423864805998593?s=20
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1453424025494036483?s=20