Leart Paqarada në formacionin e javës, vlerësohet me notën më të lartë

Leart Paqarada ka arritur të futet në formacionin e javës në Bundesliga 2, pas një paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit. 

Mbrojtësi i St.Pauli shënoi një gol të bukur në fitoren e thellë 4-0 ndaj Wurzburger Kickers, shkruan Gazeta Olle.

Sajti i njohur ‘SofaScore’ e ka vlerësuar Paqaradën me notën 9.4, njëherit nota më e lartë në formacionin e javës./Gazeta Olle/