Leao: Kam arritur të ndihmoj skuadrën dhe jam shumë i lumtur, por më e rëndësishmja është fitorja

Portugal's Rafael Leao, left, celebrates with his teammate Bruno Fernandes after scoring his side's third goal during the World Cup group H soccer match between Portugal and Ghana, at the Stadium 974 in Doha, Qatar, Thursday, Nov. 24, 2022. (AP Photo/Hassan Ammar)

Rafael Leao shënoi golin e tij të parë në fanellën e Portugalisë dhe atë e bëri sonte në Kampionat Botëror.

Sulmuesi portugez me t’u futur në lojë shënoi gol ndaj Ganës, duke i ndihmuar ekipit të tij në fitoren prej 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Ylli i Milanit, pas ndeshjes tha se goli i shënuar ishte diçka që e ka kërkuar një kohë të gjatë.

“Ishte diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kam arritur të ndihmoj skuadrën dhe jam shumë i lumtur, por më e rëndësishmja është fitorja. Që në fillim kishim iniciativën në lojë, kërkuam golat dhe grupi është për t’u përgëzuar”, tha ai duke folur për CNN Portugal.

I pyetur për hyrjen e tij në fushë, Rafael Leao tha: “Trajneri e përgatiti ekipin shumë mirë, ne e dinim se ata ishin shumë të fortë në kundërsulm. Ne morëm iniciativën në lojë dhe ata qëndruan prapa për një kohë të gjatë, por ne u përmirësuam në pjesën e dytë, treguam një qëndrim tjetër dhe ishim të lumtur”.

/Gazeta Olle/

‘Siuuu’, festa e yllit ganez në fytyrën e Ronaldos dhe reagimi epik nga CR7

Brazili dominon ndaj Serbisë në pjesën e parë por nuk e gjen golin e epërsisë