Leao i hapur për largimin nga Milani, tregon kampionatin ku dëshiron të luaj

Rafael Leao ka qetësuar tifozët e Milanit, për momentin. Të gjithë kuqezinjtë presin rinovimin e futbollistit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, ndërkohë që sulmuesi portugez foli rreth së ardhmes së tij.

“Po, në të ardhmen do të luaj edhe në kampionate të tjera, por për momentin jam i përqendruar 100% te Milani. Jam pjesë e një klubi të madh dhe ndodhem nën kontratë”.

“Edhe Milano më pëlqen si qytet. Kam parë shumë ndeshje këtë sezon. Më pëlqen loja e Arsenalit, ata zhvillojnë një futboll të bukur”, deklaroi 23-vjeçari portugez i kampionëve të Italisë.

Leao ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024, ndërkohë që drejtuesit bisedojnë prej kohësh me agjentët e tij për të zgjatur bashkëpunimin.

Ndërkohë, Mundo Deportivo shkruan se akordi mes palëve është afër. Drejtuesit e Milanit kanë pranuar të realizojnë dy kërkesat e Leaos dhe do t’i dhurojnë 7 milionë euro në sezon, por edhe do paguajnë një pjesë të borxhit ndaj Sportingut të Lisbonës.

Genc Nuza shpallet gjyqtari më i miri në Kosovë

Të gjitha çmimet që u ndanë në ceremoninë tradicionale të FFK-së