Lazio pas Pazzinit

Lazio mund të bëjë ofertë për sulmuesin e Milanit, Giampaolo Pazzini.

Skuadra nga kryeqyteti italian është në kërkim të opsioneve në repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të verës.

Biancolestët janë lidhur me disa lojtar ditëve të fundit, përfshirë edhe ish-sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato, dhe ish-sulmuesin e Romës, Osvaldo.

Sipas La Gazzetta dello Sport, caku i radhës për Lazion mund të jetë Pazzini, i cili së fndi është përmendur se mund të rikthehet te Sampdoria.