Ndeshja ishte e baraspeshuar, që përfundoi me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Katër shqiptarë ishin pjesë në këtë takim, me Etrit Berishën dhe Mërgim Vojvodën pjesë e Torinos, kurse Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha te Lazio, por asnjëri nuk ishte nga fillimi.
Lazio ishte më kërkuese, por të pafat në konkretizimin e rasteve.
Ishte Pjaca që realizoi golin e parë në ndeshje pas një asistim të Singos (78′) duke vendosur Torinon përpara.
Një minutë pas goli të pësuar, Sarri inkuadroi në ndeshje Vedat Muriqin.
Krejt në fund, pas një prekje të topit me dorë, Ciro Immobile barazoi rezultatin nga pika e bardhë (90+1).
Me këtë barazim, Lazio ngirtët në pozitën e shtatë me tetë pikë, derisa Torino zbret në të 10-ten me shtatë sosh.