Lazio merr talentin e Barcelonës

Lazio ka filluar të mendojë për edicionin e ri të garave, andaj drejtori sportiv Igli Tare, qysh tash e ka nisur punën.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Lazio i ka siguruar shërbimet e talentit të Barcelonës, Patricio Gabarron.

Ai do të transferohet në “Olimpico” me parametra zero, derisa po largohet nga Barcelona B pas një edicioni shumë të mirë. /Gazeta Olle