Lazio me treshe (VIDEO)

Lazio ka arritur të mposht Sassuolon (3:0) si mysafire, dhe ta ruaj hapin me skuadrat e kreut që e kërkojnë Ligën e Kampionëve.

Lazio ka arritur të kaloj në ëpërsi em një super gol të shënuar nga braziliani Felipe Anderson, në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Lazio e thellojë epërsinë me një gol të shënuar nga Miroslav Klose në minutën e 70.

Verdiktin kësaj ndeshjeje ia dha Marco Parolo disa minuta para fundit.

Te Lazio në bankë ishin dy portierët shqiptar Berisha dhe Strakosha.

Në ndeshjet tjera Sampdoria ka marrë një fitore të vlefshme kundër Atalantas 2:1, ndrsa Cesena mori pikët e shpresës kundër Udineses.

Empoli mori një pikë të artë kundër Palermos si mysafirë, ndërsa Elseid Hysaj, luajti gjithë ndeshjen dhe u zverdhë.