Lazio – Mauri, nuk ka marrëveshje

Lazio dhe Stefano Mauri nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për renovimin e kontratës.

Kapiteni bardhëekaltër u takua sot në ‘Villa San Sebastiano’ me presidentin Lotito, por palët nuk kanë gjetur gjuhën për të rinovuar marrëveshjen.

Mauri nuk do të trajnohet nën urdhërat e Piolit sot.

Në ditët e ardhshme është planifikuar edhe një takim tjetër.