Lazio i hap ‘luftë’ Napolit

Trajneri i Lazios, Stefano Pioli ka thënë se kundërshtari i vërtet në të dy fronet për ekipin e tij është Napoli.

Lazio presin në Stadio Olimpico nesër për Kupën e Italisë, Napolin, ndërsa edhe në kampionat janvë vetëm dy pikë prara dhe luftojnë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Është e qartë se Napoli janë rivali ynë më i afërt në të dy frontet për momentin”, tha Pioli në konferencën para ndeshjes.
“Ne e dimë se do të jetë e vështirë. Ne duhet të kemi respekt për një kundërshtar që filloi sezonin me qëllimin për të fituar Ligën dhe për të hyrë në Ligën e Kampionëve dhe që ka fituar Superkupën”.

“Ne kemi nevojë për tifozët. Koha e ndeshjes është e rëndësishme, ajo pothuajse mund të jetë vendimtare për sezonin tonë. Tifozët janë një tjetër armë. Një stadium i plotë do të na japë një nxitje shtesë. Lojtarët e meritojnë atë”.

“Unë shpresoj se loja nesër do ta tregoj Lazion në të mirën. Ne e dimë se është një lojë e rëndësishme, por kjo është vetëm ndeshje e parë e një përballje me dy ndeshje. Duam tas meritojmë gjysmëfinalen”.