Lazio forcon Championsin, befasojnë Inter e Milan

Andi Lila e ka shokuar Interin duke shënuar për Parmën në barazimin 1:1 që e arriti skuadra e tij në shtëpinë e zikaltërve.

Lazio ka shënuar fitore të madhe kundër Cagliarit në udhëtim me rezultat 3:1, duke e përforcuar edhe më shumë pozitën e tretë në zonën Champions. Fitore të rëndësishme shënoi edhe Milanit, që triumfoi në fushën e Palermos 2:1.