Sigurisht, bëhej fjalë për një ndeshje miqësore ndaj një ekipi amator të lokalitetit ku po kryen fazën përgatitore, Top 11 Radio Club 103, por gjithsesi ishte një mundësi e mirë për të vënë minuta në këmbët e lojtarëve.
Ndeshja u mbyll me shifrat 10-0 për skuadrën e Lazios, e ku titullarë ishin tre futbollistë shqiptarë.
Në portë, luajti nga minuta e parë Thomas Strakosha, i cili duket se mund të rifitojë vendin e tij kundrejt Pepe Reinas pasi Sarri ka premtuar se do të kenë shanse të barabarta.
Në mbrojtje sigurisht që kishte hapësirë për Elseid Hysajn, i cili ishte një nga lojtarët që u afruan me kërkesë të trajnerit i cili e ka drejtuar edhe te Empoli e Napoli.
Ndërsa në sulm, Sarri e nisi me Vedat Muriqin nga minuta e parë.
FT | #LazioTRC 10-0
Finisce così, tutti i gol:
⚽️⚽️ @FelipaoCaicedo (63’, 84’)
⚽️⚽️ @10_luisalberto (72’, 90’)
⚽️ @F_Andersoon (15’)
⚽️ @raulmoro_ (16’)
⚽️ @LucasLeiva87 (38’)
⚽️ @MuriqiVedat (43’)
⚽️ #Lazzari (52’)
⚽️ #Vavro (56’)#Auronzo2021 #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/GowmphLtTZ— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 17, 2021
Zgjedhjet diktoheshin edhe nga mungesat e lojtarëve të impenjuar me përfaqësueset e tyre në aktivitetet ndërkombëtare, por gjithsesi ishte një mundësi e mirë për lojtarët shqiptarë që të tregonin se sa vlenin para trajnerit.
Kjo ishte një mundësi e mirë sidomos për Muriqin, i mbrojtur me zell nga trajneri dje para tifozëve të cilëve u kujtoi që të mos e kontestonin dhe sulmuesi u përgjigj duke shënuar një nga golat në këtë duel. /Gazeta Olle/
📺 La prima amichevole termina in goleada: doppiette per @FelipaoCaicedo e @10_luisalberto#LazioTRC #Auronzo2021 #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/LZEAcITRHD
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 17, 2021