Lazio e konfirmon: Cana kërkohet nga këto klube

Mbrojtësi kosovar Lorik Cana është duke u kërkuar nga disa skuadra në Gjermani. Këtë e kanë konfirmuar krerët e klubit për “tuttomercatoweb.com” në kushte anonimiteti.

Siç njofton kjo uebfaqe, Cana po kërkohet me ngulm nga Schalke e Bayer Leverkusen, transmeton Koha.net. “Ka kërkesa në adresë të Lazios për Lorik Canën”.

Përveç Schalkes e Bayer Leverkusenit interesim për Canën ka edhe nga Amerika”, shkruan “tuttomercatoweb.com”.

Cana 31-vjeçar ka njoftuar se do të jetë i hapur për ofertat, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën. Më herët është raportuar se edhe ish-skuadra e tij Marseille nga Franca është e interesuar. Me skuadrën nga Roma, kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.