Lazio e do, West Ham e merr

Fabio Borini ishte një nga kërkesat e Lazios pëtr këtë afat kalimtar. Por në orët e fundit mundësitë e Lazios janë zbehur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane Fabio Borini është afër një marrëveshjeje me West Hamin.

Klubi londinez ka bërë ofertë prej 12 milionë eurove për sulmuesin italian.

Igli Tare duhet të kërkojë tjetër sulmues për Lazios që këtë vit do të provoj të futet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.