Laura vetëm një fitore larg medaljes botërore

Laura Fazliu është vetëm një fitore larg medaljes së parë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në repesazh të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti australianen Katharina Haecker. Ndaj saj realizoi Ippon të shpejtë me një superhedhje.

Tani Laurës i duhet edhe një fitore për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Haeckerin, që ishte bartëse e dytë, Laura e ka mposhtur për herë të dytë në karrierë. Nuk ka humbje prej saj.

Medalja e bronztë do të ishte sukses madh për Laurën dhe për Kosovën në përgjithësi.

Kosova në kërkim të kundërshtarit për miqësoren e dytë në qershor

Tjetër skuadër e Premier Leagues interesohet për shërbimet e Aro Muric