Laura Fazliu ka shënuar një sukses të madh në Kampionatin Evropian të xhudos.
Xhudistja kosovare është kualifiuar në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Olle.
Ajo në çerekfinale e eliminoi garuesen çeke, Renata Zachovas.
Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar nga ky Evropian ditën e sotme (e shtunë) në raundin e dytë.
Të premten (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
/Gazeta Olle/