Laura Fazliu eliminohet nga Grand Prix i Portugalisë

Janë mbyllur garat e xhudisteve të Kosovës në Grand Prixin e Portugalisë.

Nga katër xhudistet pjesëmarrëse në garën e parë të xhudos për vitin 2022, vetëm Distria Krasniqi të premten u stolis me medalje të artë në kategorinë e re, atë deri në 52 kilogramë.

Gara e Grand Prixit në Portugali u mbyll me Laura Fazliun.

Fazliu të shtunën e humbi luftën e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Fazliu u mposht nga xhudistja franceze, Melodie Turpin, që fitoi me “Wazaari” e “Ippon”.

Në Almada të Portugalisë me xhudistët ka qenë trajneri Fatos Tabaku.

Zyrtare: Vëllaznimi transferon ish-futbollistin e Llapit

Mbyllet me këtë rezultat miqësorja e fundit e Ballkanit në Antalya