Latifi zbulon provokimin që ia bëri Pecit

Njeriu i 11-metërshave këtë sezon, Ibrahim Peci, nuk e nisi edhe stinorin pranveror me gol. Ai gjatë vjeshtës kishte shënuar katër penallti për Trepçën ‘89, po aq sa e kishte rastin për të goditur.

Mirëpo, ecuria e tij e mirë u ndal nga portieri i Dritës, Artan Latifi, në javën e parë të pranverës.

Latifi zbulon provokimin që ia kishte bërë mesfushorit mitrovicas.

“Kur e mur Peci për ta goditur penalinë, i shkova te pika e bardhë dhe nja 30 sekonda e thërrisja, por as kokën nuk e qonte. Nuk di përse, por u shihke që ka një lloj panike”, tregon ‘gardiani’ i Dritës për Gazetën Olle.

“Doja ta provokoja, prandaj e thërrisja o kapiten hajde kah po e ‘shuton’, tregoma cilën anë”, shtoi ai.

Edhe pse Peci nuk reagoi, Latifi ia doli t’ia pret penaltinë.

Ky i fundit thotë se nuk i ka shumë specialtet 11-metërshat, por e tregon një rast, të ngjashëm me të Pecit. “Edhe Kushtrim Munishi para shumë vitesh, kur unë isha në KEK, nuk kishte humbur penalti, mirëpo në duelin me mua e humbi”.

Latifi thotë se synimet e Dritës janë t’i ikin barazhit për mbijetesë, derisa në Kupë synojnë të shkojnë sa më lart. (Gazeta Olle)