Latifi, besnik i Dritës

‘Gardiani’ Artan Latifi i mbetet besnik klubit të futbollit Drita nga Gjilani.

Ndër portierët më të mirë në vend ka vazhduar kontratën për dy vite me klubin gjilanas. “Kam vazhduar kontratën për dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Arsyet janë se këtu jam rrit dhe e ndiej obligim me qenë në klub”, deklaroi Latifi për “Bota sot”.