Las Palmas bllokon kalimin e Armando Sadikut te Malaga

Kthimi i Armando Sadikut në La Liga 2 nuk shkoi ashtu siç po shpresonte sulmuesi shqiptar.

Futbollisti firmosi me Las Palmas me shpresën për t’u bërë menjëherë protagonist pas aventurës jo edhe aq pozitive te Bolivar në Amerikën e Jugut. Por pavarësisht situatës jo shumë të favorshme për të pasi nuk po luan rregullisht, klubi spanjoll nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtësisht nga sulmuesi pasi raportohet se ka bllokuar transferimin e tij.

Në ditët e kaluara, sipas mediave spanjolle, emri i Sadikut ka filluar të qarkullojë në radhët e Malagas. Sulmuesi kishte lënë një përshtypje shumë të mirë te ajo skuadër, ku i huazuar dy sezone më parë, shënoi 13 gola dhe e ndihmoi që të qëndronte në kategori pa shumë telashe ekipin i cili përballej me vështirësi të mëdha ekonomike.

VIDEO/ Armando Sadiku thyen mallkimin, shënon për Las Palmas në Kupë | Gazeta Telegraf

Malaga nuk do të ishte kundër kthimit të sulmuesit, ashtu si edhe Sadiku do të pranonte mundësinë të transferohej në një klub ku kishte pasur një rol prej protagonisti.

Por Las Palmas ka vendosur që të mos ndihmojë një skuadër konkurrente në La Liga 2 dhe ka ndaluar transferimin e sulmuesi.

armando-sadiku-shenon-golin-e-pare-me-las-palmas-nuk-sherben-si-statistike-ekipi-i-tij-shenon-17-gola-per-90-minuta - GAZETA LIRIA

Për më tepër, në klub e shohin Sadikun si një lojtar i cili mund të shfrytëzohet në minutat e fundit në mënyrë më efektive për të mbajtur kundërshtarët larg zonës e kështu, nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga ai në pjesën e dytë të këtij edicioni.

Mediat në Shqipëria: Denison ka shkëputur kontratën me Drenicën, kalon te Dinamo

Newcastle kryen transferimin e dytë në epokën e re