Largohet Tolaj

Fundori kosovar Arbër Tolaj, i cili erdhi nga Sigal Prishtina te Bashkimi si përforcim, gjatë afatit kalimtar është larguar nga klubi prizrenas.

Lajmin ekskluzivisht për GazetaOlle.com, ka e dhënë menaxheri i skuadrës Arlind Kaçaniku.

“Kemi shkëputur marrëveshjen me Tolajn pasi këtë e kemi dashur të dyja palët”, deklaroi Kaçaniku për ‘Olle’.